Cili është Veprimi Katolik Shqiptar?
Veprimi Katolik Shqiptar është një grup besimtarësh e kërkuar nga vetë Kisha për Ungjillizimin e njerëzve dhe realiteteve ku është vendosur famullia. Është e lidhur ngushtë me Ipeshkvin e Dioqezës ku është formuar. Ofron një eksperiencë jete dhe besimi e jetuar personalisht por dhe në bashkësi nëpërmjet një propozim formimi që i jep rëndësi jetës, e shndritur nga Ungjilli dhe e orientuar drejt misionit me një përgjegjësi të përbashkët.
Cili është misioni i Veprimit Katolik Shqiptar?
Një shkollë për dishupuj misionar që i jep guximin besimtarëve
“të dalin” e të Ungjillizojnë përsonalisht duke u mishëruar çdo ditë në realitetin e përdishëm e që ndihmojnë të japin drejtime të përbashkëta për misionin. Besimtarë të vëmendshëm ndaj nevojave e ndaj urgjencave të botës, të gatshëm për tu angazhuar për ndryshimin dhe ndërtimin e një shoqërie e mbushur plotë me dashuri.
Ku operon Veprimi Katolik Shqiptar
Veprimi Katolik jeton brënda famullisë dhe dioqezës. Organizohet në nivel kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Në famulli punon me programet baritore të propozuara nga dioqeza. Veprimi Katolik vepron me qëndrueshmëri dhe besnikëri në shërbimin e formimit të besimtarit që është po i njëjti formim që kërkohet nga vetë Dioqeza.
Kush mund të jetë pjesë e saj?
Veprimi Katolik është për të gjitha grup moshat, për fëmijët, të rinjtë, të rriturit, për familjet, për besimtarët e famullive e për ata të dioqezës, duke përfshirë Ipeshkvinjtë, famullimtarët dhe asistentët. Veprimi Katolikë nuk mund të qëndrojë larg popullit, sepse vjen nga populli e duhet të qëndrojë në mes të popullit. Duhet të shtohemi sa më shumë në popull si Veprimi Katolik.
Nuk është për arsye rritje e numrit por është për të treguar të vërtetën dhe karizmën e saj. Të gjithë pjestarët e Veprimit Katolikë janë të gjithë misionar energjikë.
Fëmijët Ungjillizojnë fëmijët, të rinjtë Ungjillizojnë të rinjtë, të rriturit Ungjillizojnë të rriturit e kështu me rradhë. Nuk ka vepër më të bukur sesa të tregosh që është e mundur të jetosh në gëzimin e besimit.
Çfarë ofron Veprimi Katolik?
Veprimi Katolik është “mënyra e vetme ministeriale për laikët në Kishë”.
(Paolo VI, 25 Prill 1977).
Ofron një formim personal dhe shpirtërorë për ungjillizimin në të gjitha famullitë, deri sa Veprimi Katolik për ungjillizimin e laikëve të jetë sa më efikasë e të realizohet në një klimë bashkimi e pasinoni për të qënë apostull.
I ofron famullive itinerar formimi që janë të bashkëngjitura me Fjalën e Zotit, programet e Katekizimit, Magjisterin e Kishës e të vetë jetës kishtare duke kërkuar të bashkojë besimin me jetën e përditshme të besimtarit.
Si organizohet Veprimi Katolik?
Veprimi Katolik i organizon besimtarët laikë në grupe famullitare ku bashkëndajnë eksperiencë besimi, bashkëndarje të jetës së përditshme e të gjejnë shtytjen për të qënë kripa e botës dhe drita e tokës.
Nëpërmjet itinerareve të saj edukon fëmijët, të rinjtë e të rriturit të jenë dëshmitarë të dashurisë së Hyjit. Sigurohet me një metodë që kërkon formimin dhe bashkëbisedimin shpirtërorë të besimtarëve dhe i jep guximin të angazhohen në transformimin e realitetit shoqërorë.