Projekti formues i veprimit katolik.
Ky projekt eshte i bazuar ne ate per te cilen nje shoqeri njerezore ka me shume nevoje dhe eshte Formimi. Qe ne hyrje te ketij libri citohet:
Formimi eshte zemra e jetes shoqerore
Eshte e dukshme vlera e detyres formuese, ne teresine e projektit formues dhe shoqerues: edukimi eshte zgjedhja qe qendron ne themel te gjithe te tjerave dhe qe aty ndertohet zemra.
Egziston nje raport i ngushte ne mes asaj qe Veprimi katolik eshte dhe llojit te formimit qe propozon.
Nuk eshte e mundur te shpjegohet projekti formues qe ilustrohet ne vazhdim, pa kuptuar Veprimi katolik ne karizmen e tij, ne shpirtin e tij pajtues dhe zgjedhjet e tij.
Te edukosh ne fakt nuk ka beje me ate cka mund te jape nje edukues apo sesa i afte eshte ai te jape nga vetja e vet, por ka te beje me aftesine per te nxjerre nga njeriu qe ka perballe, me te miren e tij.
Karakteristike e nje veprimtari katolik eshte pikerisht karizma e tij ose pozitiviteti me te cilin e sheh boten, njerezit qe e rrethojne dhe problemet e jetes. Kjo eshte nje menyre jetese e bazuar ne pozitivitet dhe miresi. Karizma eshte nje komponent qe i sherben shume formimit ashtu sic shprehet tek libri:
Karizma e Veprimit Katolik dhe formimi.
Ne formimin e propozuar nga Vepprimi katolik, reflektohet karizma mbi te cilen ajo themelohet. Te jetosh me karizem do te thote te sillesh si dikush qe i eshte pergjigjur nje thirrjeje, te kesh mirenjohjen e atij qe merr nje dhurate.
Ne planin formues, kjo na impenjon ne nje ecje ne jeten e krishtere, qe eshte fryt i degjimit te vazhdueshem te Shpirtit, qe na kerkon te jemi te kujdesshem ndaj jetes se botes dhe te kishes sot.
Duke arritur permes edukimit te jemi te hapur ndaj botes kuptojme sesa e rendesishme eshte:
Te mos jetojme vetem per vete
Kjo eshte nje sfide e madhe per formimin tone, ketu kerkohet ti drejtojme njerezit drejt pjekurise me te madhe, qe eshte ajo e te jetuarit pa kerkuar asgje per vete; te ndjehesh pjese e familjes se Veprimit katolik dhe te duash ate qe eshte e te gjitheve, te jetosh ne bujari, te harrosh vetveten. Eshte nje orientim ne te cilin mund te kuptohen pasojat ne planin e sjelljeve dhe zgjedhjeve educative: vigjilenca qe te mos varemi tek ajo qe eshte e te gjitheve; impenjimi qe te mos rrime menjane por te krijojme lidhje uniteti dhe bashkimi; te rritesh duke rritur te tjeret, duke ringjallur jeten, duke stimuluar.
Ajo cka e dallon nje te krishtere ne pergjithesi, por nese je i angazhuar edhe si veprimtar katolik, eshte pikerisht Thirrja e cila mund te ndodhe edhe brenda nje Laiku per te bere te mundur:
Te mbajme bashke jeten dhe besimin
“Te bashkosh jeten me Ungjillin” kjo eshte “aventura e shkelqyer” qe Papa Gjon Pali II ka orientuar veprimin katolik gjate asamblese se jashtezakonshme ne shtator 2003. Keto fjale me mire se te tjerat pershkruajne nje prej gjurmeve me te forta te thirrjes laike, ate te te mbajturit bashke disa dimensione qe ne dukje jane te pabashkueshme: jeta dhe besimi, kisha dhe bota, lokalja dhe universalja. Dishepujt e nje Zoti qe u be njeri, nuk mund te jetojne ndryshe vecse keshtu: duke bashkuar, duke ndertuar lidhje, duke treguar se ungjilli jep plotesi e realizim eksperiences njerezore.
Gjithshka fillon ne fakt nga ne, nga vetja jone dhe ndoshta eshte me e rendesishme se cdo gje tjeter:
Formim per tu bere vetvetja
Termi formim duket sikur i referohet nje veprimi qe te jep forme.
Formimi eshte nje experience permes se ciles nje njeri merr fizionomine e vet: behet vetvetja, merr identitetin e vet qe shprehet ne zgjedhjet qe ben, ne qendrimet, ne sjellje, ne stilin e jetes.
Fizionomia jone me e thelle e me e vertete eshte fytyra e Krishtit, pasi cdo njeri eshte krijuar ne imazhin dhe duke i perngjare Zotit qe mban me vete imazhin e Birit Jezus. Formimi eshte te besh te buroje ne jeten e secilit, fytyra e Birit. Formimi eshte ti japesh jetes formen e fytyres se Jezusit, model e vokacion per cdo njeri.
Por gjithashtu besojme se baza dhe fillesa e nje formimi eshte:
Familja
Procesi edukativ me i larte eshte ai qe zhvillohet ne familje. Koncili na ka mesuar te konsiderojme prinderit si mesuesit e pare te besimit te femijeve te tyre dhe tu atribuojme atyre veprimin edukativ si detyre per te kuptuar te paret, bukurine e nje jete te hapur ndaj misterit te Zotit. Sakramenti i marteses u jep prinderve, hirin me te madh te komunikimit te fese; ne familje qe fjalet te shoqerohen me konfindence, besueshmeri, sepse besimi eshte prova e jetuar e vleres se fjaleve.
Deshmitaret e pare dhe shpallesit e fese, pra prinderit, nuk jane te vetmit dhe nuk jane vetem ne kete detyre, qe eshte terheqese por edhe shume e veshtire. Famullia i shoqeron ata por edhe veprimi katolik, me nje ecje formuese qe zhvillohet Brenda jetes se bashkesise dhe qe gjithnje e me shume, tenton te perfshije edhe prinderit.
Ne Beslidhjen e vjeter flitet per nje Zot qe askush nuk mund ta shikoje por:
Ne Jezu Krishtin, Zoti behet i dukshem
Jezu Krishti, Biri i Zotit njeri, eshte zbulimi transparent i fytyres se Atit: kush shikon Ate, shikon Atin. Dhe fytyra e Zotit qe Ai zbulon eshte ajo e nje Ati te perkujdesur, qe I le te lire femijet e tij, por nuk dorezohet perpara refuzimit te tyre. Eshte fytyra e nje Zoti te madh, qe e do jeten dhe i jep drite dhe force per te besuar qe, egsistenca jone e vogel ben pjese ne nje project dashurie me te madhe. Eshte Fytyra e Zotit besnik, qe degjon dhe afrohet me te gjithe, qe ka besim tek ne dhe di te prese.
Jezusi eshte ai qe na ka zbuluar fytyren tone te vertete. Na ka bere te kuptojme se Zoti na krijoi ne perngjasimin e vet dhe kur vijme ne kete bote ne natyralisht nuk jemi me vese, te dhunshem apo te pashoqerueshe. Duke u rritur pak nga pak ndoshta bota shekullore na largon nga ntyralja jone e te qenit njeri dhe eshte pikerisht Jezusi qe me jeten e tij na kujtoi sesi ne jemi ne ne menyre te natyrshme, ashtu si ati na ka krijuar.
Eshte e famshme shprehja e Nelson Mandeles qe thote: “Askush nuk lind ne menyre te natyshme racist, atehere ne vend qe ti edukojme me kete ide te panatyrshme, mund te nxisim dashurine, te cilen e kemi natyrshem qe kur lindim. “
Eshte synim nje veprimtari katolik per te qene dishepull dhe shembullin fillestar mund ta gjejme tek Maria:
Jeta e Marise ka qene plot me shqetesime familjare dhe me pune. Merrte pjese aktivisht ne problemet e jetes: e shikojme tek viziton nje te aferme te vjeter, ne pelegrinazh ne Jeruzalem, prezente ne nje dasem. Di te degjoje e te reflektoje, por edhe te flase e te marre vendime me kurajo. Parashikon plot habi mrekullite e Zotit dhe prêt prej Tij drejtesi per te shtypurit; eshte gjithmone e gatshme per projektet e Tij, edhe kur nuk i kupton direkt dhe ndonjehere e ka te veshtire te kuptoje edhe te birin. Ndan me Te varferine e Betlehemit, emigrimin ne Egjipt, jeten e thjeshte te Nazaretit, agonine e hidhur te Kalvarit. Me njoftimin per prezencen e saj ne darken ne pritje te Rreshajeve, mbarojne lajmet per te; nuk jane shume, por mjaftojne qe te na percjellin profilin e besimtarit si dishepull i Zotit.
Por te kthehemi ne kohen tone e cila na servir ate qe quhet:
Oferta e mundesive te pacaktuara.
Sot eshte sikur jetojme ne nje supermarket te madh mundesish, te menyrave te jeteses. Ky kontekst permban nje sfide te madhe per edukimin drejt lirise, qe sot me shume se kurre duket deçisive. Pikerisht sepse secili gjendet perballe shume mundesive, rrezikon ne menyre paradoksale te jete me pak i lire, I ekspozuar perballe rrezikut qe ti behet Brenda vetes refleksi i supermaketit te madh te jashtem. Ne keto kushte, behemi vetvetja vetem duke pranuar sfiden e zgjedhjes, te vetepercaktohemi dhe te dime te motivojme zgjedhjet qe bejme vete.
Fakti qe kjo kohe na krijon idene e mundesive te pafundme ben qe te shkojme tek:
Modifikimi i mardhenieve nderpersonale
Individualizmi dominant na con te theksojme “unin” dhe nevojat e tij. Sot eshte e veshtire te jetosh nje raport me tjetrin ne prospektiven e nje lidhjeje te qendrueshme, te maredhenies falas, te reciprocitetit qe e mirepret tjetrin si dhurate dhe pranon te jete i identifikuar edhe nga maredhenia me te.
Ky mundim shpjegon shume brishtesi te ciftit, veshtiresine e dialogut ne mes brezave, diferenca qe ke me te huajt. Tendeca e te marrurit te cdo lidhjeje si te kthyeshme, asnjehere perfundimtare, i ben gjithnje e me te dobeta lidhjet.
Kjo i perket edhe zgjedhjeve me te rendesishme, perfshi edhe ato martesore, evitimi apo shtyrja ose ti perceptosh si te perkohshme.
Prandaj sot per te zhvilluar nje jete te krishtere eshte e pamjaftueshme te bazohemi vetem tek tradita, pra te qenit automatikisht i krishtere per shkak te preardhjes. Sot eshte e nevojshme nje pervetesim personal i fese, nje ecje personale, por gjithnje me e vlefshme brenda bashkesise. Eshte e nevoshme:
Ta lejosh Ungjillin te ta ndryshoje jeten
Ungjillizim i ri – eshte nje fjale qe ndryshon jeten: eshte konvertim i ndergjegjies personale dhe i kultures se njerezve, duke arritur dhe gati duke tronditur, permes forces se Ungjillit, kriteret e gjykimit, vlerat e percaktuara, linjat e mendimit, mentalitetin e perhapur, Burimet inspiruese dhe modelet e jetes se njerezimit. Nese besimi nuk ta ndryshon jeten, atehere nuk eshte i vertete.
Ne bote, por jo te botes
Eshte paraqitur ne kete pohim, ai tension qe karakterizon jeten e cdo laiku, i perfshire ne realitetin e egzistences shekullore, por edhe i thirrur te banoje me lirine e bijve te Zotit; i zhytur si qytetar ne dinamikat sociale te sotme dhe perseri i huaj per to; pjesemarres i jetes se qytetit tenton drejt nje tjeter qyteti; i impenjuar te jetoje sipas llogjikes se misherimit por edhe i orientuar drejt nje bote te ringjallur.
Nje projekt formues qe na propozon kete qellim, ka piken e vet themelore te referimit ne ndergjegjen e cdo njeriu: mundesi te nje lirie te thelle e te forte, vend i vendimeve te veshtira, ne te cilin eksperimentohet rreziku dramatik i nje lirie qe Zoti ka dashur dhe qe respekton.
Ndergjegjia eshte hapesira ne te cilen ne vete jemi me te verteten, vendi i shenjte ku ruajme thesarin e takimit tone personal me Zotin, zemra ne te cilen i japim kuptim shume ekperiencave te jetes tone, aty ku te gjitha fragmentet jane bashkuara ne nje bashkesi perreth qendes se egzistences.
Nje i rritur dallohet para se gjithash sepse eshte i pergjegjshem per veprimet qe ben. Veprimi katolik gjate formimit na fton te behemi bashke ne pergjegjesi duke dashur te rritemi se bashku ne besim
Bashkepergjegjes si laike.
Menyra e te jetuarit ne Kishe qe i korrespondon karizmes se veprimit katolik, eshte ajo e bashkepergjegjesise: me vecantine e thirrjes laikale mundohemi te sjellim ne komunitet deshmine tone dhe sherbimin tone, pasurine qe na vjen nga takimi yne me Zotin ne rruget e botes dhe perkushtimin per tu rritur ne bashkesi dhe ne mission.
Keto reflektime me karakter te pergjithshem, kane nevoje te interpretohen nga ana e secilit. Cdo njeri ftohet te pyesi veten: ne cfare kuptimi ky propozim vlen per mua? Si mund ta bej timin? Si mund te transformohet ne projektin tim te jetes? Nje rregull personal jete eshte ajo qe na lejon ta bejme kete propozim, qe eshte per te gjithe, nje propozim qe eshte i imi, qe paraqet menyren time personale per tju pergjigjur Zotit dhe per te qene besnik i projektit te Tij per mua. Atehere secili eshte thirrur per te zhviluar nje rregull personal jete, pra te marresh ne menyre personale, ato impenjime lutjeje dhe rritjeje ne besim dhe ne njerezillek, ato zgjedhje sherbimi qe e bejne personal dhe konkret impenjimin me Zotin dhe deshmine e besimit ne shoqerine e sotme
Projekti formues i veprimit katolik mundohet ti afroje te gjitha moshat duke filluar nga me te vegjlit deri tek te moshuar, duke pershtatur tek secila fashe nje qasje specifike dhe duke i gjetur gjitheseciles moshe vendin e vet ne bashkesine e madhe. Secila moshe ka rendesine e vet si pjese te pazelli, qe te vendosura me rregull krijojne panoramen e pergjithshme, qe i jep pamjen kesaj levizjeje te veprimit katolik. Keshtu veprimi katolik behet edhe nje:
Shkolle bashkepergjegjesie.
Jeta e bashkesise ka ne dispozicion, burime te rendesishme formuese: pertej idealit nga ku inspirohet, tradita ku ben pjese, historia nga vjen, ajo formon permes maredhenievene mes njerezve dhe stilit te tyre; dialogun ndermjet brezave dhe konsumin specifik qe secila nga ato ben, ne ecjen e perbashket. Karakteri demokratik i bashkesise, kontribuon te eksperimentojme vleren e bashkepergjegjesise dhe te edukojme sensin e rregullave, ndersa dialogjet informale dhe ato edukative na perfshijne ne nje klime ne te cilen eksperimentohet kultura e bashkesise.
Perfundimi
Ky projekt formues lind nga deshira qe ti japim jete perfitimit nga eksperiencat e veprimit katolik dhe aktualitetit te tij, per laiket e krishtere te diteve te sotme dhe per ecjen e tyre te shenjterise.
Ky tekst do te vlente pak, nese nuk do te ishte pikenisja e nje menyre te re te te formuarit. Qe ky projekt te jape vleren e tij dhe freskine e tij, duhet qe tani te kalojme nga projekti, ne proces: te ngjallim eksperienca konkrete formimi, ne te cilat projekti mund te vihet ne jete, per te treguar ate, qe ka per ti dhene jetes se njerezve dhe rritjes se tyre ne besim.
Faza me e bukur dhe me e gjalle e ketij projekti hapet tani me eksperimentimet qe diocezat do te realizojne. Duke filluar qe tani, kantieri eshte I hapur: me ndihmen e Zotit, me duart e shume vetave, me zemren e te gjitheve do te zbatojme nje plan te madh formimi edukatoresh dhe animatoresh.
Ja besojme projektin dhe kantierin ne duart e Marise: dhe endrra do te marre jete.