Krijimi i Veprimit Katolik[1]
Kur në shekullin e XIX ferri u duk që po shpërthente me të gjitha fuqitë e veta kundër Kishës, Papa e naltoi zanin për: “Prej çdo ane ku të vë kamen teme,kanë me mësy aradhët e reja të lëvizjes së krishterë, qeta trimash të Veprimit Katolik”. Çka është Veprimi Katolik?-Piu i X në Encikliken e përmendun “Il fermo proposito” e ka cilësu një apostullim të vërtetë. Ajo gjë që çon Zotin në ndërgjegjen e njerëzve, në familje e shoqëri, është Veprimi Katolik. Lufta kundër se keqës dhe imoralitetit është Veprimi Katolik. Historia e Veprimit Katolik ashte pasur me mësime. Ajo është e bekume prej Papës dhe Kishës.
Apostullimi në Veprim Katolik[2]
Imzot Vinçens Prennueshi, Ipeshkv i Sapës duke e shikuar që Veprimit Katolik në vende të tjera kishte dhanë rezultate të dobishme, vendosi të hapë organizaten e Veprimit Katolik në dioqezen e Tij. Ai kërkon që të ngadhnjejë idenë katolike ndër të gjitha ambientet shoqërore, zgjedhë këtë argument aktualiteti për të katërtën letër baritore që i drejton popullit të Dioqezës për krezhme të këtij viti.
Paraqet, i Përndritshmi, bukurinë hyjnore të Veprimit Katolik, thjeshtë katolik dhe pa asnjë lidhje me çështje politike, sepse politika e tij nuk është gjë tjetër veç se të përtërijë:
Mbretërinë e Krishtit dhe shpëtimin e të gjithë njerëzve. Duke u mbështetë gjithnjë mbi fjalën Apostolike të Papës përcakton natyrën e Veprimit Katolik që është: bashkëpunimi laik me Kishën. Prej natyrës së Veprimit Katolik Imzoti nxjerr detyrën që shekullarët, paralel me meshtarët të bashkëveprojnë për me përhapë në mbarë shoqërinë “erën e këndshme” të një jete të krishterë. Nga këto detaje të aktivitetit të Veprimit Katolik Imzot Prennushi kalon në paraqitjen e imët të programit praktik të apostollimit të Tij:
- Edukimi i moshës së re me ideale të krishtera në dobi dhe lumturi të atdheut
- Organizimi i shkollave katolike.
Ku themelohet rregullisht Veprimit Katolik thotë i Përndritshmi në letrën e vet, kanë me u m’kamë, çeta apostujsh, kanë me u mbyllë shumë plagë shoqërore, kanë me u shu padrejtësitë, ka me u çelë shtegu i dashurisë vllazërore.
Zyra e përgjithshme e Veprimit Katolik Shqiptar [3]
Për festë të Zojës së Shkodres u gjeten në qytetin e Shkodres gati të gjithë Ipeshkëvinjt e Shqipërisë.Të mërkuren pasdite më 23 tetor, një mbledhje iu kushtua Veprimit Katolik.Në mbledhje moren pjesë famullitarët e Shkodrës dhe të Tiranës, Eterit Françeskan e Jezuitë.
U diskutua çashtja e Statutit dhe u krijua organi qendror i Veprimit Katolik për të gjithë Shqipërinë , drejtor përgjithshëm i Veprimit Katolik u zgjodh Imzot Gasper Thaçi, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodres, n/drejtor u zgjodh Don Mikel Koliqi famullitar i Shkodres . Veprimi Katolik në Shqipëri në vitin 1940 përmban këto grupe;
- Trimat Katolike –Rinia katolike djaloçare
- Lidhja grate katolike –Rinia katolike femrore
Organizimi i Veprimit Katolik Shqiptar [4]
Në mbledhjen e Episkopatit Shqiptar ba në mbarim të muajit prill u ba organizimi i parë në shkallë kombëtare iVeprimit Katolik.Shkëlqesija e Tij, Imzot Gasper Thaçi, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodres, u emërua si President kombëtar i Veprimit Katolik dhe për secilën Dioqezë Shkëlqesitë e tyre emeruan një delegat ipeshkvnor dioqezan.
Për Dioqezen e Shkodres u emërua Dom Mikel Koliqi,për Dioqezen e Durrësit Dom Anton Zogaj,për Lezhën Imzot Gjergj Haberi, për Pult Dom Frano Gjura, për Sapë Dom Ndoc Suma, për Abacinë e Mirdites Dom Prenke Qafalija. E përkohshmja e jonë ‘Kumbona e se Dieles asht organi zyrtar i Veprimit Katolik.
Veprimi Katolik në Zadrime
Dioqeza e Zadrimës na paraqet shembuj të shkëlqyeshëm të veprimtarive të Veprimit Katolik,veprimtari të nderume me tituj nderi nga Selija e Shenjtë. Përballë urës madhështore e moderne të Vaut të Dejes,nën kështjellën e shën Markut asht ndërtuar një kishë moderne me një kumbonë të bukur e pajisur me tri kumbonë. Përballë njera tjetres ura qeveritare dhe ndërtesa kishtare na tregojnë se Kishë e Shtet janë dy shoqëri të veçume,por jo të ndara.
Në mbarim të prillit, Imzot Vincens Prennushi ka ardhë për vizitë baritore në famulline e Vaut të Dejes. Bariun e Mire prej Shkodre,poetin e ambel, françeskanin e përvujtë kanë dalë ta presin nji popull i pa numër me flamuj kishtar. Djelmënia katolike me nishanin e Zojës së Paperlyme në parzem në njenen anë dhe në anen tjeter Bijat e Zojës me tuba lulesh në dorë e presin me rregull dhe heshtim të plotë Bariun e tyre.
Në Famulli të Shkodres [5]
Shenjti Atë Papë bekon Kumbonën e Veprimin Katolik Shqiptar
Famullitari i Shkodres shkon në Romë për një vizitë.Ai e ndjen të nevojshme, që me shku në Romë e mos me taku Papen nuk vlen aspak kjo vizitë.Bashkë me 4 shokë të tjerë me dt.28shkurt shkon në Vatikan në oren 9.Në sallat e Vatikanit janë një numër i madh njerëzish që presin të gjithë me devocion për të takuar Papen,zëvendësin e Krishtit në tokë.Janë prej kombeve të ndryshme,klasave të ndryshme,meshtarë,motra, të martuar etj.Kur i vjen radha grupit shqiptar të takojë Papen,Dom Mikel Koliqi i kërkon Papës një bekim të veçantë për famullinë e Shkodres,për Veprimin Katolik, për Kumbonen e së Dieles numrat e parë të së cilës ia paraqet Papes.Papa asht interesuar dhe ka shfletu të përkohshmen,dhe me zemërsinë që e dallon një Papë ka dhanë bekimin e Tij mbi njetet që Famullitari ka paraqitë.Bekimi i Papës ashte bekimi i Kishës. Famullitari Dom Mikel Koliqi
Në Famulli të Shkodres[6]
Djelmoça punëtorë nën flamurin e Veprimit Katolik
Me 12 qershor, diten e Zemrës së Krishtit, djemt e oratorit te drejtuar nga eterit Jezuitë marrin lajmin se të dielen me dt.14, do të kremtohet e Kremtja dhe po atë ditë do të pranohen anëtarët në Veprimit Katolik.Kështu ndodhi. Përpara famullitarit të Shkodres ata bane përbetimin.Po atë ditëu dha shfaqja ‘Darka e Mrame’ e organizume nga Veprimi Katolik.
Themelimi i Veprimit Katolik në Mazrek [7]
Për festen e shën Mëhillit qëasht pajtori i famullisë së Mazrekut shkon në Mazrek një misionar;Ate Fulv Cordignano.Përveç gëzimit të festës,të vizitës së misionarit asht edhe themelimi i Veprimit Katolik në Mazrek.Pas meshe djemt u thirren me vullnet të plotë të marrin distiktivin si shenjë dalluese e Veprimit Katolik.Pas kësaj ditë ato janë të thirrun për të dhanë fryte shpirtërore në familje dhe shoqëri.
Dom Nikollë Dragusha -Famullitar
Veprimi Katolik në Sheldi [8]
Me datën 30 tetor, ditën e Shën Jeronimit, Kisha asht e mbushur plot. Asht festa e fshatit.Miq e vendas janë mbledhë të gjithë në kishë.Po në këtë ditë Dom Ndre Zadeja ka zgjedhë të themelojë Veprimin Katolik të burrave dhe grave.Ceremonia e pranimit të pjestarëve dhe e bekimit të distinktivave u ba para meshet.Ishte nji ceremoni e thjeshtë dhe e shkurtë.Themelimi i Veprimit Katolik në Sheldi sigurisht që do të jetë nji ndihmë shumë e madhe për famullinë.
Veprimi Katolik në Rragam-[9] Sheldi
Pas viteve 45 me ardhjen e komunizmit ne Shqipëri vendi u izolua .Kisha u mbyll me urdhër të shtetit.Pjesa më e madhe e priftërinjve u pushkatuan ,të tjerët u burgosën dhe u internuan.Për Shqiperinë erdhën ditë shum të vështira.Themeluesit e Veprimit Katolik shqiptar patën fatin e pritërinjve të tjerë duke u pushkatuar si armiq të popullit.Me pushkatimin e tyre misioni I tyre nuk u shua.Ata I kishin paraprire kësaj kohe të zeze për Shqiperinë duke formuar burra e gra të Veprimit Katolik për të vazhduar misionin e tyre.Kështu ndodhi, këto burra e gra e vazhduan rrugën e ungjillizimit në familje e shoqëri pa pase frikë nga asgjë .Ata vazhduan lutjen në fshehtësi ,pagëzonin,jepnin kungimin të sëmureve duke inkurajuar popullin për të ruajtur besimin.
Me ardhjen e demokracisë në Shqipëri pas viteve 90 Kisha filloi te ringjallej.Priftërinjte e mbetur gjallë janë dëshmi e gjallë e historisë. Për të ndihmuar Kishën në Shqipëri erdhën edhe shumë priftërinj misjonarë nga vende të tjera .Një prej tyre është dhe Don Leonardo Falco I cili erdhi ne famullinë tone në vitin 1977 ku filloj sherbimin e tij si famullitarë ku u pershtat shumë shpejtë me vendin dhe njerzit. Duke qene se ai vinte nga radhet e Veprimit Katolik te Dioqezes se Noles –Napoli-Itali, dhe për të ecur në gjurmët e të “lumit” dom Ndre Zadejës kërkon të hapë Veprimin Katolik për të rinjtë në famulli. Të rinjtë edhe pse vendi po kalonte një periudhë jo shumë optimiste ftesën e tij e presin me pozitivitet.Ne vitin 1999 formon Veprimin Katolik për të rinjë në Rragam- Sheldi.
Në Rragam bëhen anëtarë 70 të rinjë dhe marrin distinktivin.E gjithë famullija është në gëzim, Kisha po rilind, kto të rinjë u formuan nën kujdesin e famullitarit në takimet e përjavshme nën dritën e ungjillit “i krishteri në kishë dhe shoqëri”. Të rinjtë u bënë bashkëpuntorë duke dhënë ndihmën e tyre si katekistë e animatorë. Organizuan aktivitete të ndryshme në famulli ku një ndër të tjera ishte “udha e kryqit” e realizuar vit për vit në rrugët e famullisë. Me largimin e dom Leonardit veprimi katolik e vazhdoi misjonin e tij me grupin e të rriturëve nën kujdesin e famullitarëve: Dom Dritan Ndoci, Dom Charbel Bachuor dhe famullitari aktual Dom Gjovalin Sukaj.
[1]Krh. Kumbona e së Dieles, 1940, Nr. 5
[2]Krh. Kumbona e së Dieles, 1939 Nr.3
[3]Krh. Kumbona e së Dieles, 1940, Nr. 11
[4]Krh. Kumbona e së Dieles, 1940, Nr. 5
[5]Krh. Kumbona e së Dieles, 1942, Nr. 8
[6]Krh. Kumbona e së Dieles, 1942, Nr. 25
[7]Krh. Kumbona e së Dieles, 1940, Nr. 11
[8]Krh. Kumbona e së Dieles, 1941, Nr. 4
[9]Krh. 1998-2019